Rrjeti
pėr
Zhvillim Demokratik

Ballina

Promovimi i demokracisė dhe tolerancės
 
Mbledhja themeluese e Rrjetit pėr Zhvillim Demokratik (NDD) nė Brezovicė, mė 17 korrik 2003

Rrjeti pėr Zhvillim Demokratik (RrZhD) ėshtė asociacion i 13 Qendrave tė Komuniteteve dhe Qendrave tė Resurseve tė OJQ-ve (QRO) nė Kosovė, i themeluar nga Organizata pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSBE). Rrjeti synon ta zhvillojė dhe promovojė shoqėrinė civile multietnike dhe tolerante tė bazuar nė parime demokratike. RrZhD ėshtė themeluar nė Brezovicė mė 17 korrik tė vitit 2003 me pėrkrahjen e Departamentit tė Demokratizimit tė Misionit tė OSBE-sė nė Kosovė (OMiK).

RrZhD promovon dhe pėrkrahė plotėsisht iniciativat individuale tė ndėrmarra nga qendrat anėtare dhe zbaton projektet nė tėrė Kosovėn nėn ombrellėn e vet rrjetit.

Nė vijim mund tė lexoni pėr aktivitetet e disa qendrave, nė hollėsi. Pėr mė tepėr informata, klikoni nė linkun pėrkatės nė kolonėn e djathtė.
Rrjeti i udhėheqėsve tė fshatit Ropotovė
Ndėrsa punonte nė statistikat mbi gjendjen e fshatėrave serbe, nė mars tė vitit 2003, personeli i Qendrės sė Komuniteteve nė Ropotovė kuptoi se udhėheqėsit e fshatėrave janė burim shumė i dobishėm i informatave, qė do tė mund t’i shėrbenin komuniteteve tė tyre. Shumė shpejt u bė e qartė se nga organizimi i njė takimi tė pėrbashkėt me tė gjithė udhėheqėsit e fshatėrave, qė do tė rezultonte nė formimin e rrjetit, do tė mund tė pėrfitonin tė gjithė. Ndaj dhe u morr vendimi qė takime tė tilla tė mbahen ēdo muaj nė Qendrėn e Komuniteteve ose nė Shkollėn Fillore nė Ajnoc. Takimi i parė u mbajt nė Qendrėn e Komuniteteve nė Ropotovė, nė prill tė vitit 2003. Lexo mė tepėr...


Fėmijėt pikturojnė pėr paqe dhe tolerancė nė Fushė Kosovė

Mė 4 tetor tė vitit 2003, dy grupe fėmijėsh nga shkolla vendore e artit shkuan nė Brezovicė nė njė seminar njėditor, pėr tė vizatuar nė ambient tė hapur. Me kėtė rast, ata mbajtėn orė mėsim tė vizatimit nė mal, dhe mė pas, kaluan ca kohė tė lirė duke shetitur apo edhe duke u marrė me aktivitete tjera sportive.

Ky takim pune ishte pjesė e projektit gjashtė mujor, “Pikturim pėr paqe dhe tolerancė”, njė aktivitet multietnik qė pėrfshin fėmijėt shqiptarė, serbė, ashkali dhe romė tė Kosovės. Lexo mė tepėr...


Rrjeti Rinor i themeluar nė Gjakovė

Nė bashkėpunim me Akademinė Kosovare tė Shoqėrisė Civile, Qendra e Resurseve tė OJQ-ve nė Gjakovė mbajti njė mbledhje mė 3 dhjetor 2003 pėr ta themeluar njė rrjet rinor. Takimi u mbajt nė hotel “Pashtrik” dhe nė tė morrėn pjesė pėrfaqėsuesit e 13 OJQ-ve rinore dhe 10 grupeve rinore. Lexo mė tepėr...

QK Dragash
QRO Gjakovė
QK Leposaviq
QRO Mitrovicė
QRO Pejė
QRO Prizren
QK Ropotovo
QK Shtėrpcė
QK Zubin Potok